• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA POTENCIALISHT TË RREZIKSHME”/ Aviacioni civil amerikan paralajmëron për operacione ushtarake mbi Meksikë
Home
Nderkombetare

“SITUATA POTENCIALISHT TË RREZIKSHME”/ Aviacioni civil amerikan paralajmëron për operacione ushtarake mbi Meksikë

17 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka lëshuar një seri paralajmërimesh për linjat ajrore dhe pilotët që operojnë mbi hapësirën ajrore të Meksikës, Amerikës Qendrore, Kolumbisë, Ekuadorit dhe pjesëve të Jugut të Amerikës, duke u kërkuar kujdes të shtuar për shkak të “aktiviteteteve ushtarake” dhe rrezikut të ndërprerjeve të sistemeve të navigimit satelitor. Paralajmërimet – të njohura si Notices to Airmen (NOTAM) – janë futur në fuqi më 16 janar dhe do të mbeten në efekt për 60 ditë.

FAA tha se këto njoftime janë për hapësira ajrore specifike mbi Meksikë, zonat e Panamasë, Bogotës, Guayaquil-it dhe rajonet e Oqeanit Paqësor lindor, duke vënë në dukje se rreziqet mund të ndikojnë avionët në çdo lartësi gjatë fluturimit, mbërritjes apo nisjes. Agjencia e përshkroi situatën si “potencialisht të rrezikshme” për operacionet civile ajrore.

Paralajmërimet vijnë në një kohë tensioni në rajon, pas rritjes së aktivitetit ushtarak të SHBA-së në Karaibe dhe përreth Venezuelës – përfshirë një operacion në të cilin u kap Presidenti venezuelian Nicolás Maduro – dhe deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për mundësi të veprimeve ushtarake edhe ndaj trafikut të drogës në Meksikë dhe vende të tjera.

Sipas zyrtarëve, paralajmërimi synon të sigurojë që linjat ajrore të jenë të vetëdijshme për situatën në zhvillim dhe të marrin masa paraprake për sigurinë e udhëtarëve dhe ekuipazheve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRATISJA E ALTIN NDOCIT NGA SPITALI I DURRËSIT/ 8 persona dalin sot përpara gjykatës për masën e sigurisë
Previous article KONTROLLET E DJESHME NGA SPAK/ Gazetarja: Hetim i përbashkët me autoritetet italiane, lidhet me call center-at

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT