Dy ditë më parë vendi ynë u përball me një tërmet të fuqishëm, ku u prekën qytetet si Durrësi dhe Tirana ku lëkundjet u ndjenë më shumë.
Tashmë duket se situata është qetësuar përveç një lajmi “fake” në portalin syri.net të Çim Pekës mbrëmjen e djeshme ku parashikonte një tërmet të fuqishëm dhe nxori jashtë gjithë Tiranë. Rrugët e kryeqytetit u mbushëm me të moshuar, fëmijë, prindër të cilët besuan te ky lajm.
Por një duket se kjo situatë nk i ka bërë përshtypje kryetares së LSI, e cila duket se beson akoma te lajmi i Syri.net dhe nuk ka patur asnje reagim për soolidarizem për qytetarët e prekur nga Tërmeti.
I vetmi reagim i ardhur nga opozita ishte ai i kreut të PD Luzim Basha ku shkruan se:
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse“, ishte ky mesazhi i Bashës.
Nuk dihet ende pse nuk po reagon Monika Kryemadhi ose është e frikësuar nga tërmeti që ra ose ka panik nga lajmi që nxorri portali Syri.net i Çim Pekës.
Përgatiti: AlpeNews.al


