• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA NGA COVID-19/ Manastirliu publikon VIDEO: Ja ku është kryer dezinsektimi në zonat turistike
Home
Sociale

SITUATA NGA COVID-19/ Manastirliu publikon VIDEO: Ja ku është kryer dezinsektimi në zonat turistike

2 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Përfundon trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastiliu, ka bërë të ditur zonat në të cilat është kryer procesi i dezinsektimit.
Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e saj në facebook Manastriliu, ka shfaqur pamjet gjatë dezinsektimit në zonat e përcaktuara hot-spot, ku ka përfunduar trajtimi i katërt i këtij procesi të rëndësishme për turizmin dhe shëndetin publik.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik Enkelejda Dikolli, shprehet se ky proces po realizohet në vitin e tij të 6 dhe përfshin të gjitha zonat potenciale për zhvillimin e larvavave të mushkonjave. Programi realizohet nëpërmjet përdorimit të një lënde biologjike që nuk shkakton efekte në shëndet dhe ambient.
“Ky proces përfshin zona të cilat janë potenciale për zhvillimin e larvave të mushkonjave duke filluar nga Shkodra dhe përfunduar në Parkun Kombetar të Butrintit. Ky program bazohet në kontrollin larvicit, që do të thotë që ne synojmë luftimin e larvave të mushkonjave gjatë ciklit të zhvillimit të tyre ujor. Programi realizohet nëpërmjet përdorimit të një lënde biologjike që quhet bacillus thuringensis israelensis, pra është një lëndë e sigurt që nuk ka ndikim në ambient apo në shëndetin e njeriut”, shprehet ekspertja e ISHP.

Aktualisht trajtimi i katërt ka përfunduar në zonën e Kavajës (plazhi Golem-Qerret, plazhi Spille), Divjakës (Divjake qytet dhe plazhi i Divjakes), Sarandës (Sarandë zonë urbane, Bunec, Borsh, Çukë, Ksamil dhe Parkun Kombetar te Butrintit), Vlorës (Vlorë zonë urbane, plazhi Nartë-Zvërrnec, Rradhimë, Orikum, Dhermi-Drimadh, Himarë-Livadh, Qeparo), Tiranës zonë urbane, në Shkodër zonë urbane dhe Velipojë; në Durrës zonë urbane, plazhi Plepa, plazhi Rinia, Gjiri i Lalzit, Shen Pjeter, Fier zonë urbane Darezezë, Seman dhe në Lezhë zonë urbane, Shëngjin që shënoi dhe përfundimin e trajtimit të katert për të gjitha zonat ku ka vatra aktive.

Shërbimi i dezinsektimit ka nisur në javën e parë të muajit Maj dhe parashikohet të vazhdojë deri në datë 20 Tetor 2020. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe njesive vendore të kujdesit shëndetësor po përmbushin në kohë këtë proces, për të reduktuar praninë e mushkonjave gjatë sezonit turistik dhe për të ruajtur shëndetin e popullatës nga sëmundjet infektive në këtë situatë të epidemisë.

Dezinsektimi në zonat turistike

🛑🦗 Sapo ka përfunduar trajtimi i katërt i dezinsektimit në të gjithë zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të #sigurt ✅ Ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike❌#ZgjidhShqipërinë☀️ #SezonTuristikISigurt🚨 #ShëndetësiaNëGatishmëri

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 2. Juli 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR VRASJEN E HEKURAN BILLËS/ Çfarë ndodhi sot me Gjekson Pusin. Dyshimet për atentatin...
Previous article KUJDES! Facebook paralajmëron ndryshime të tjera: Nga 10 korriku mbyll aplikacionin e videove, ja çfarë duhet të shkarkoni...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT