• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA NGA COVID-19/ Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti nis në e-Albania, Voda shpjegon hapat që ndiqen
Home
Sociale

SITUATA NGA COVID-19/ Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti nis në e-Albania, Voda shpjegon hapat që ndiqen

27 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Për t’u pajisur me pasaportë biometrike, qytetari pasi hyn te e-Albania klikon së pari në opsionin “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim pasaporte” dhe vijon procedurat. Ai duhet të zgjedhë, nëse do të aplikojë për vete, apo për fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Pas këtij hapi, ai plotëson çdo kuti me të dhënat personale, si emër, mbiemër, atësi, vendlindje dhe vendbanimin përkatës, Bashki, fshat apo njësi administrative ku jetojnë.

Zv .ministrja e Brendshme Rovena Voda në një intervistë për “ABC News”, shpjegon më tej se çfarë duhet të ketë parasysh një qytetar, pasi merr përgjigjen konfirmuese me e-mail apo SMS.

“Së pari aplikohet te formulari i Policisë së Shtetit ku qytetari hedh të dhënat personale. Brenda 7 ditësh qytetari i vjen një konfirmim për formularin. Me ardhjen e këtij njoftimi nuk duhet të printojnë asgjë, por pas konfirmimit qytetari vazhdon procedurën tjetër, në linkun ku rezervohet takimi.

Së pari aplikohet tek një formular, që është formulari i Policisë së Shtetit. Qytetari hedh të gjitha të dhënat personale. Brenda 7 ditësh qytetarit i vjen një përgjigje, konfirmim për formularin e Policisë së Shtetit. Me ardhjen e këtij njoftimi, me e-mail apo me SMS nuk duhet të printojnë asgjë, sepse kemi pasur edhe keqkuptime nga qytetarët, por duhet të aplikojë në hapin 2, që është linku ku rezervohet aplikimi te zyra e aplikimit. Duhet të kenë kartën e vjetër të identitetit dhe kuponin e blerë në zyrat postare”, sqaroi Voda.

Ndërsa aplikimi për një kartë ID është më i thjeshtë. Në portalin e-Albania paraqitet një dritare ku aplikanti, pasi shkruan të dhënat personale, lë ditën dhe orarin kur do të paraqitet në zyrat e ALEAT, në mënyre që të shmangen pritjet e gjata në radhë dhe grumbullime para këtyre zyrave.

Në ditën e caktuar aplikanti shkon aty për të vendosur shenjat e gishtave, së bashku me kuponin e blerë në postë dhe për të ofruar foton digjitale për këtë dokument.

Kjo metodë e aplikimit online do të funksionojë edhe pas pandemisë, duke reduktuar radhën e gjatë në komisariate apo zyrat e aplikimit. Momentalisht shërbimi online nëpërmjet e-Albania funksionon vetëm për qytetarët që jetojnë brenda territorit shqiptar. Me hapjen e kufijve kjo metodë do të jetë funksionale edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ SHBA: Mbështesim minishengenin, në Kosovë s'i mbajnë anën askujt
Previous article 'MË PREKU NË VENDE INTIME"/ 15-vjeçarja tentohet të përdhunohet ndërsa kishte dalë për vrap në Dajt, policët fshehin krimin

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut Aktualitet

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT