• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NGA COVID-19/ Ambasadorja Floreta Luli-Faber: Hapje graduale e fluturimeve mes Shqipërisë dhe SHBA
Home
Politikë

SITUATA NGA COVID-19/ Ambasadorja Floreta Luli-Faber: Hapje graduale e fluturimeve mes Shqipërisë dhe SHBA

15 June, 2020 s.autor Politikë

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber theksoi sot se, “Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptar që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19.

“Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptar që të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit”, shtoi ajo.

Ambasadorja nënvizon se, “duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptar por edhe për qytetarët amerikanë”.

“Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, po hapet gradualisht edhe mundësia e fluturimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Duhet nënvizuar se akoma është në fuqi rregulli që parashikon se: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”, theksoi Faber.

“Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me fluturime drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim”, tha ajo.

“Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë vetëm nëpërmjet Turkish Airlines dhe Air Serbia. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë asnjë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Europës”, u shpreh Faber.

“Për shkak të situatës dhe vendimeve individuale të çdo shteti, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit ndryshojnë çdo ditë. Sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroheni informacion të saktë dhe të keni mundësi komunikimi kur keni pyetje”, theksoi ajo.

“Duke uruar që situata e COVID-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjienës!”, përfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKDISENT NË DURRËS/ Motoristi përplaset me një mjet, arrestohet drejtuesi
Previous article MESAZH NGUSHËLLIMI PËR SHKRIMTARIN/ Kryeparlamentari Gramoz Ruçi: Moikomi, erudit i rrallë, enciklopedi e gjallë

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT