• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ KFOR nis largimin e kamionëve të dëmtuar që shërbenin si barrikada
Home
Rajon

SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ KFOR nis largimin e kamionëve të dëmtuar që shërbenin si barrikada

5 January, 2023 s.autor Rajon

Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar do të largojnë kamionët e dëmtuar, që kanë qenë të vendosur në veri të Kosovës.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se kamionët ishin të vendosur në vendin e quajtur Përroi i Zhazhës.

“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugët në veri të Kosovës, duke vendosur nga 10 dhjetori mjete të rënda në rrugë. Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Por, Dejan Pantiqit, që sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fund të dhjetorit iu ndryshua masa e sigurisë.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, i hapi rrugë tërheqjes së serbëve nga barrikadat.

Më 28 dhjetor, pas një takimi në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit serbë nga Kosova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se barrikadat do të hiqeshin. Presidenti serb po ashtu tha se serbët kanë marrë garanci se kërkesat e tyre do të plotësoheshin për heqjen e barrikadave.

Shumica e barrikadave u hoqën në ditën pasuese, por disa ende mbeten. Më 3 janar, KFOR-i largoi kamionët e vendosur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dudës.

Për shkak të vendosjes së barrikadave ishin bllokuar rrugët që çonin drejt dy pikave kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ato më pas u mbyllën përkohësisht për qarkullim.

Po ashtu, për shkak të një bllokade të vendosur në territorin e Serbisë, afër pikëkalimit kufitar të Merdares, edhe kjo pikë u mbyll për qarkullim për dy ditë. Merdarja u zhbllokua për qarkullim më 29 dhjetor.

Qeveria e Kosovës për barrikadat ka akuzuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, ka përkrahur serbët që kishin ngritur barrikada./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LUFTËS NË UKRAINË/ Ky do të jetë konflikti më i rëndë në vitin 2023
Previous article LUIZI NUK DURON PA CIGARE/ Përplas derën: Nuk është normale kjo (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT