• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË VERI/ Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel
Home
Rajon

SITUATA NË VERI/ Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

29 September, 2021 s.autor Rajon

Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.

Ky takim ka ngritur edhe një çështje tjetër diskutimi, nëse zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në këtë takim.

Kjo, meqë nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tri palë (Kosova, Serbia dhe BE-ja), dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.

Gazeta Express i është drejtuar përsëri Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, për t’i pyetur rreth modaliteteve të pjesëmarrjes së zv.ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, në diskutimet që do të zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i kësaj ambasade, në një përgjigje të shkruar për Gazetën Express, ka ripërsëritur se Escobar do të udhetojë drejt Brukselit dhe se mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si palë e interesuar në këto diskutime dhe partnere e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dy palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime. Përderisa udhëhiqet nga palët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si palë e interesuar në këto diskutime dhe si partnere e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet gjithashtu në përgjigje.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, i pyetur nga Gazeta Express rreth pjesëmarrjes së Gabriel Escobar në disktuimet që pritet të mbahen në Bruksel, ka thënë se në dialog janë vetëm tri palë, Kosova, Serbia dhe BE-ja, derisa ka thënë se të tjerët vetëm e mbështesin dialogun nga jashtë.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano./ Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U ZHGËRRYE, SHTRIRË ATJE..."/ Mikela ulëret në mes të studios: Ku do e gjesh të virgjër, ne nuk jemi
Previous article VRAU POLICIN/ Si Aldi Rama mori peng të dashurën 3 vite më parë, kreu marrëdhënie seksuale në sy të shokëve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT