• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA NË SHQIPËRI E KONTROLLUAR”/ Manastirliu: Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin
Home
Politikë

“SITUATA NË SHQIPËRI E KONTROLLUAR”/ Manastirliu: Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin

10 October, 2020 Delo.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e përshkroi ‘situatë të kontrolluar’, situatën në Shqipëri nga koronavirusi i ri.

Në konferencën e sotme për mediat me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin.

“Rritje eksponenciale e infektimeve me koronavirusin e ri. Muaj më parë kemi ndërtuar të gjitha kapacitetet e nevojshme brenda mundësive tona mbi strategjinë, masat, planin që ne të përballemi me skenarët e mundshëm të kësaj epidemie. Aktualisht situata në Shqipëri paraqitet një situatë e kontrolluar por me raste të rritjes së lehtë dhe që nga momenti i parë i rastit të parë ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive dhe na krijuan ne premisat për t’u parapërgatitur për situatën që do të vinte më pas në gjithë botën dhe është rikthyer në Europë nuk po e shmangin dot përhapjen e virusit. Virusi ka të njëjtën sjellje, virusi nuk ndryshon, ajo që ndryshon është përgjegjësia qytetare për të zbatuar masat me ato armë të njohura dhe të pranuara. Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojnë. Është momenti për të vijuar të nxisim ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rimëkëmbjen e ekonomisë, për rikthimin në normalitet, duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin.
Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat e rëndësishme që kërkojmë të vijojmë aktivitetin, siç janë shkollat, biznesi, ndërmarrjet e mëdha. Tek shkollat ishte një sfidë e vërtetë”, deklaroi Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI ME MAKINË DY GRA/ Arrestohet 21-vjeçari në Vlorë
Previous article "MË MIRË NJË MASKË SOT SE MBYLLJA E QYTETIT NESËR"/ Rama: Dasma e muzikë në lokale? Më gjeni një vend në Europë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT