• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË RINAS/ Rama: Meta dhe Berisha donin ta bllokonin deri në zgjedhje
Home
Politikë

SITUATA NË RINAS/ Rama: Meta dhe Berisha donin ta bllokonin deri në zgjedhje

8 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Atë që ministrja e Energjitikës Belinda Balluku e quajti grusht shteti, e argumenton ndryshe kreu i qeverisë Edi Rama. Në një intervistë në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo, Rama u shpreh se grusht shteti është fjalë e madhe por i mëshoi deklaratës se kriza në Rinas u stis nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha me bindjen që nuk do zgjidhej deri për zgjedhje.

“Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, ata do të qëndrojnë këtu. Është një akt solidariteti në kushte të rënda dhe të pakuptueshme për askënd. Këtu ishim në këtë pikë si pasojë e një marrëzie të stimuluar nga Ilir Meta dhe të mbështetur nga Sali Berisha. Grusht shteti është fjalë e madhe shumë. Nuk e kam përdorur asnjëherë. Grushti është grusht nuk diskutohet. Që është grusht në një moment pikat për të krijuar një situatë konfuzioni. Nuk është se kanë ndonjë qëllim të nxisim gjëra të tilla.

Informacionet kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar që këta njerëz ishin në presionin e një grupi organizatorësh që ishin jo rastësisht e materializuar në këtë moment. Për të ditur qëllimi ka qenë i mirë mbështetur në faktin që është shumë e vështirë të zëvendësosh kontrollorët. Faktikisht ne kemi një numër të caktuar ekselentësh që janë përfshirë në këtë proces. Plani është vënë në veprim duke pasur parasysh se nuk do mund të zgjidhnim gjë deri në zgjedhje”, tha Rama.

Rama deklaroi se ulja e pagave në këtë sektor ka ndodhur në çdo vend të botës ndërsa ironizoi duke thënë se me stresin që kanë mjekët mund të kërkojnë 5000 euro më shumë në muaj.

“Greva të tilla nuk mund të ndodhin se ndalohen në ligj. Ulja e pagave ka ndodhur në të gjitha struktura e ngjashme të gjithë botës. Këto struktura janë me vetëfinancim me një këshill mbikëqyrës. Kur trafiku ajror bie të ardhurat pakësohen dhe ka më pak para për të ndarë. Po në qoftë se do vepronim kështu, ata që janë aty kanë më shumë se një vit nëpër pavijon në spitalet COVID mund të kërkojnë 5000 euro më shumë se janë të stresuar realisht jo artificialisht”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID TRIUMFOI NDAJ LIVERPOOL/ Por shikoni çfarë bëri modelja për ekipin e trajnerit Zidane (FOTO)
Previous article BLLOKIMI I RINASIT/ E konfirmon Rama: Një pjesë e kontrollorëve janë kthyer në punë

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT