• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË PD/ Kadilli: Do të kandidoj për postin e kryetarit me një kusht! Grupet të mos jenë…
Home
Politikë

SITUATA NË PD/ Kadilli: Do të kandidoj për postin e kryetarit me një kusht! Grupet të mos jenë…

22 March, 2022 F.autor Politikë

Në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte i ftuar në një lidhje skype Fatbardh Kadilli për të komentuar mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë u shoqërua me reagime të shumta.

I pyetur nëse do të rikandidonte për postin e kryetarit të PD-së, Kadilli u shpreh se nëse grupi i deputetëve të cilët kanë marrë përsipër të drejtojnë partinë do të tregohen serioz duke mos i shërbyer as Bashës as Berishës, atëhere do të ketë vend për secilin që mendon se ka diçka të vlefshme për t’i ofruar PD-së.

“Unë jam i bindur që kam çfarë t’i kontribuoj dhe ofroj Partisë Demokratike. I kam propozuar në manifestin tim në garën e kaluar mënyrën, rrugën sesi ngrihet PD-ja, se si riformatohet politikisht opozita dhe e djathta politike.

Mbetem gjithmonë i angazhuar për ta përsëritur propozimin tim të sjellë me kohë, për ta pasuruar këtë propozim me më tepër vlera që i tejkalojnë ato që janë interesat e një partie, por sot jemi në një realitet disi të përçudnuar.

Kemi dy mjedise të PD-së, dy realitete. Kemi një Parti Demokratike që qëndron mbrapa zotit Berisha, që ka dhe shumicën reale brenda të partisë dhe një PD që ka formalisht siglën, vulën, selinë por më pak numra që është partia e grumbulluar rrotull zotit Basha.

Nëse këto dy parti do të vazhdojnë secila si realitete që e injorojnë njera-tjetrën, siç ndodhi me dy kuvende njëri në datë 11 dhe një në në datë 18, me dy palë kandidatë në zgjedhjet e datës 6 mars, dhe nëse do të vazhdojmë kështu do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe nuk ka vend për garë. Dhe nuk ka garë pasi nuk ka një Parti Demokratike.

Nëse grupi i deputetëve që kanë marrë tashmë përgjegjësinë e drejtimit të partisë por edhe të proceseve përbashkuese do ketë sukses, do të jetë serioz dhe nuk do të na zhgënjejë.

Pra nuk do të jetë në shërbim të Bashës ose të Berishës, atëhere do të ketë një proces tek i cili sigurisht ka hapësirë dhe krijohet mundësi për mua dhe për këdo për të kandiduar dhe natyrisht që propozimet e mia dhe vetja ime do të jetë aty” u shpreh Kadilli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Florjan Binaj lë humorin për POLITIKËN, aktori nis punën për krijimin e një partie të re
Previous article THUMB NDAJ DON XHONIT? Majk sqaron një herë e mirë se si qëndron e vërteta rreth konfliktit me reperin

F.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT