• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË PD/ Gjekmarkaj: Sekreti i firmave ul seriozitetin e procesit
Home
Politikë

SITUATA NË PD/ Gjekmarkaj: Sekreti i firmave ul seriozitetin e procesit

13 November, 2021 F.autor Politikë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ , foli për zhvillimet politike në Partinë Demokratike dhe përplasjet mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjekmarkaj tha se sot është e rëndësishme vetëm e ardhmja e Partisë Demokratike, pasi sipas tij ndodhet në krizë.

I ndalur tek mbledhja e firmave për Kuvendi Kombëtar, Gjekmarkaj u shpreh mosbesues për faktin se këto firma po mbahen sekret dhe kjo sipas tij ule seriozitetin e porcesit.

Më tej shtoi se nëse firmat nuk janë të falsifikuar, atëherë Kuvendi do të duhet të mblidhet.

Për Gjekmarkajn, kryedemokrati Basha nuk kishte zgjidhje tjetër për përjashtimin e Berishës.

“Sekreti i tyre për mua shtron shumë pikëpyetje dhe ul seriozitetin e procesit që ka ndërmarrë Berisha, i cili për momenti nuk ka as funksion është një individ i pezulluar nga grupi”, tha Gjekmarkaj, ndërsa shtoi: “Sot vërtet flitet për bashkim, por më shumë po shihet përçarje.”

Pjesë nga intervista:

Si e shihni daljen nga kriza dhe çfarë vendimi duhet të marrë Basha?

Gjekmarkaj: Basha mendoj nuk kishte shumë mundësi zgjedhje. Sot askush nuk jep një zgjidhje për problemin me SHBA dhe se si kjo peshë e rëndë që rëndon mbi supet e PD të hiqet.

Mendoni se firmat për Kuvendin janë mbledhur?

Gjekmarkaj: Nuk e di sa firma mund të jenë, ato duhet të ishin bërë publike. Në liri dhe pluralizëm nuk mund të kesh frikë ndaj askujt. Aty ka firma, nuk di sa firma ka apo nëse nuk janë false.

Nëse firmat janë a duhet të mblidhet Kuvendi?

Gjekmarkaj: Unë jam kundër një kongresi që perceptohet si konflikt ndaj SHBA, por nëse firmat janë atëherë ai duhet të mblidhet.

Përse mbahen sekret?

Gjekmarkaj: Dyshoj se mund të ketë parregullsi në to, do të kenë një tërësi firmash që në vetvete ndërlikojnë procesin.

Por nëse më shumë se gjysma e Kuvendit është pro Berishës, çfarë duhet bërë?

Gjekmarkaj: Kushtetuta e PD apo statusi i saj synon të mbaje rendin e gjërave, por përtej çështjes, kjo është më dialektike…Nëse duhet të jetë apo jo Berisha që të udhëheqë PD pas 30 vitesh. Besoj që Berisha është person i kalibrit të lartë , por kjo nuk më shmang të kem një gjykim për sjelljen e Berishës në këtë moment sepse tani është në një paradoks. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEMOSTRIM FORCE/ Ministri i Mbrojtjes publikon pamjet, ushtria amerikane stërvit forcat e Kosovës
Previous article THIRRJE PËR VAKSINIM/ Merkel: Të shmangim një valë të re pandemia në dimër

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT