Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ,po ndjek situatën e krijuar dhe po koordinon veprimtarinë e institucioneve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore :Dropull dhe Gjirokastër, si dhe po bashkëpunon me bizneset që operojnë në bashkite : Dropull dhe Gjirokastër për furnizimin e qytetarëve me ujë, ushqime dhe dhënien e ndihmës mjekësore në rast nevoje me prioritet pleqtë dhe fëmijët. Aktualisht vazhdon puna për vendosjen e pikave sanitare (banjo fushore) dhe dezifektimin e tyre në të gjithë segmentin rrugor : Jorgucat, Kakavije.
Nga ana e bashkive Dropull dhe Gjirokastër po merren masa duke patur në gadishmëri stacionet e MZSH-ve si dhe punonjës të shërbimeve, te cilët janë në çdo moment në gadishmëri për përballimin e kësaj situate të vështirë.
Prefektit i qarkut do të ndjekë në vazhdimësi situatën emergjente në terren dhe do të mbajë kontakte te vazhdueshme me të gjitha autoritetet shtetërore për menaxhimin sa më mirë të situates.Vazhdon puna per furnizimin e qytetareve me uje, ushqime dhe dizifektimin e pikave sanitare.
AlpeNews.al