Edhe gjatë ditës së sotme, situata në Kakavijë vijon të jetë e njejtë.
Shifrat e fundit nga burimet e AlpeNews.al bejne me dije se deri më tani këtë të shtunë kanë kaluar 2133 shtetas dhe 366 autovetura.
Sakaq, behet me dije se në rradhë ndodhen rreth 2000 mjete që presin te kalojnë kufirin.
Më herët sot, kryeministri Rama nepermjet një reagimi u shpreh se ky është regjimi i ri i kontrollit kufitar grek teksa shtoi se asnje prej qytetarëve nuk do të mbetet vetëm në këtë situatë.
AlpeNews.al