Mijëra afganë mund të lihen në Kabul pasi ministrat kanë shtyrë fluturimin për evakumin e britanikëve në Afganistan që prej të martës, shkruan Daily Mail.
Mbretëria e Bashkuar po i kërkon Presidentit Joe Biden të vonojë tërheqjen e forcave amerikane nga aeroporti për të ndihmuar me transportin ajror të 6,000 shtetasve britanikë dhe vendas nga qyteti i pushtuar nga talebanët.
Burimet qeveritare theksuan se mijëra britanikë mund të liheshin pas dhe mbi 2,000 afganë mund t’u lihen talebanëve. Deri më tani 12,000 të huaj dhe afganë që punojnë për ambasadat dhe grupet e ndihmës ndërkombëtare janë evakuuar nga Kabuli ndërsa 12 kanë vdekur në aeroport.
Burim tjetër për gazetën bëri me dije se ekziston rreziku që mijëra afganë të lihen pas por nuk ka gjasa që të jenë shtetas britanikë.
NATO dje i bëri thirrje Zotit Biden të mos largohej nga Kabuli dhe u bëri thirrje trupave amerikane që të qëndrojnë në aeroport për të nxjerrë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha: SHBA ka deklaruar se afati përfundon më 31 gusht, por disa nga aleatët tanë ngritën nevojën për ta zgjatur atë potencialisht për të qenë në gjendje të nxjerrin më shumë njerëz jashtë Kabulit.
Pen Farthing, i cili ka qenë kritik i ashpër ndaj përgjigjës së NATO -s në lidhje me krizën, zbuloi se ai dhe stafi i tij po bëjnë një përpjekje të guximshme për të hyrë në radhët e Talebaneve dhe në aeroportin e qytetit.(Daily Mail-Përktheu Alpenews.al)







