• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË AFGANISTAN/ Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të…
Home
Nderkombetare

SITUATA NË AFGANISTAN/ Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të…

29 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, të hënën, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Propozim-rezoluta jonë ka për qëllim që të definojë një zonë të sigurt në Kabul, nën kontrollin e OKB-së, që do të lejonte vazhdimin e operacioneve humanitare”, tha Macron në një intervistë për gazetën Le Journal du Dimanche, që u publikua të dielën.

Gjatë vizitës së tij në Mosul të Irakut, Macron kishte deklaruar se shpreson që një propozim i tillë të përkrahet.

“Nuk shoh se kush mund ta kundërshtojë vazhdimin e sigurt të operacioneve humanitare”, deklaroi Macron për gazetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thirrur takimin e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për Afganistanin.

Macron të shtunën deklaroi se Franca do të zhvillojë diskutime me talibanët lidhur me situatën humanitare në Afganistan dhe për mundësinë e evakuimit të më shumë njerëzve.

Forcat amerikane, që ruajnë aeroportin e Kabulit, kanë filluar tërheqjen. Ata duhet të tërhiqen nga Afganistani deri më 31 gusht.

Franca është në mesin e shumë vendeve që veçse kanë përfunduar operacionet e tyre të evakuimit nga aeroporti i Kabulit/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI 2022/ Nis grumbullimi në Varshavë, "kuqezinjtë" kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejas (VIDEO)
Previous article MILAN NUK DI TË NDALET/ "Kuqezinjtë" përfitojnë një penallti, Giroud ndëshkon nga pika e bardhë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT