• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË AFGANISTAN/ Alarmi që ngre OBSH: Tani vendin e kërcënon edhe…
Home
Nderkombetare

SITUATA NË AFGANISTAN/ Alarmi që ngre OBSH: Tani vendin e kërcënon edhe…

27 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Furnizimet me ilaçe dhe pajisje shëndetësore në Afganistan janë duke u shpenzuar me shpejtësi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Institucionet shëndetësore së shpejti mund të përballen edhe me mungesë të personelit mjekësor, tha OBSH.

“Na kanë mbetur vetëm pak ditë furnizime dhe po shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të sjellë më shumë ilaçe në vend”, tha Rick Brennan, drejtori i urgjencave të OBSH -së për rajonin e Mesdheut Lindor.

Dy sulme vetëvrasëse me bombë ndodhën më 26 gusht në afërsi të aeroportit të Kabulit duke lënë të vrarë shumë njerëz përfshirë 13 trupa amerikane dhe duke shtuar vështirësitë e transportit të pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve. Përgjegjësinë e sulmeve e mori grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).

Brennan tha se furnizimet përmes aeroportit të Kabulit nuk janë më një opsion për shkak të situatës së sigurisë.

OBSH-ja kishte planifikuar të bëjë furnizimet përmes transportit ajror mirëpo ato janë anuluar pas marrjes nën kontroll të Kabulit nga ana e talibanëve më 15 gusht.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë më herët se tani po shikon mundësitë e pranimit të dërgesave mjekësore përmes një aeroporti tjetër Mazar-i-Sharif, që gjendet në veri të Afganistanit.

Sa i takon mungesës së stafit mjekësorë, zyrtari i OBSH-së tha se shumë prej tyre po ikin nga vendi, ndërsa një numër i grave që punojnë në këtë sektor nuk po paraqiten në punë, mbase nga frika prej talibanëve.

Shumë afganë kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve pasi kanë bashkëpunuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të pranisë së tyre në këtë vend.

Ekzistojnë shqetësime të veçanta për gratë, të cilat u ndaluan kryesisht nga arsimi dhe punësimi dhe mund të dilnin nga shtëpia vetëm me praninë e një burri gjatë sundimit të talibanëve në ndërmjet vitete 1996-2001./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATBARDH KADILLI/ Pesë sfida që rikthejnë opozitën
Previous article VIJON SITUATA ALARMANTE NË KOSOVË/ 16 humbje jete dhe mbi 2 mijë të infektuar me COVID

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT