• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA ME ZJARRET NË VEND/ Ministria e Shëndetësisë ngre mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e spitaleve
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATA ME ZJARRET NË VEND/ Ministria e Shëndetësisë ngre mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e spitaleve

13 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur këtë të mërkurë, më 13 gusht, mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

“Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë.”, shkruan Rama.

Ndërsa ministrja Koçiu shton se “bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur”.

Ajo thekson se garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet i qeverisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët.

Në mbrëmjen e kaluar situata u përkeqësua në Bashkinë Delvinë, pasi zjarri mbërriti pranë qytetit.

Ndërkohë më herët, kryeministri Rama ka publikuar edhe disa pamje nga operacioni për izolimin dhe shuarjen e flakëve atje. Ai shkruan se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I DASH: Paraburgimi i zgjatur dhe pa akuza problem në Shqipëri
Previous article NË LUFTË ME ZJARRET/ Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës përfundon në spital

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal Aktualitet

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

GODITI GRUAN ME SQEPAR NË BALLË/ Arrestohet 71-vjeçari në Vlorë! Ngjarja ndodhi pas debatit për... Aktualitet

GODITI GRUAN ME SQEPAR NË BALLË/ Arrestohet 71-vjeçari në Vlorë! Ngjarja ndodhi pas debatit për...

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter Aktualitet

ZJARRI VIJON TË DJEGË PYJET/ Situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT