Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me zjarret në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra aktive, prej të cilave janë ende të ndezura vetëm 5, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, në fshatrat Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë dhe Torovicë, si dhe në fshatin Kameras, Bashkia Durrës.
Njoftimi:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat është bërë i mundur izolimi i 19 vatrave. Sot mbeten aktive vatrat në:
Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qëndror dhe subjekte private.


