• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA MË E QETË NË VERI TË KOSOVËS/ Protestat vijojnë. KFOR dhe policia rrethojnë godinat e komunave
Home
Rajon

SITUATA MË E QETË NË VERI TË KOSOVËS/ Protestat vijojnë. KFOR dhe policia rrethojnë godinat e komunave

30 May, 2023 s.autor Rajon

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok paraqitet më e qetë këtë mëngjes. Policia e Kosovës njofton se nuk është regjistruar ndonjë incident, ndërsa sqaron se po kryen detyrat sipas angazhimeve që ka.

Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar selitë komunale që herët këtë mëngjes. Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në Zveçan.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci njoftoi se sot nuk do të paraqitet në zyrat qendrore të komunës për shkak të protestave dhe tensioneve. Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij e ka pozicionuar në një tjetër mjedis, pas bisedimeve me KFOR dhe policinë. Por ai thotë se beson që do të kthehen sërish në zyrën qendrore.

Në Zubin Patok ashtu siç u paralajmërua banorët serbë janë mbledhur sërish për të protestuar kundër marrjes së detyrës nga kryekomunarët shqiptarë. Nga ana e tij kryetari i zgjedhur Izmir Zeqiri deklaron se për shkak të kësaj situate nuk do të dalë në zyrat e selisë komunale, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se, për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parashikuara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen, pa dhënë më shumë detaje.

Diplomatë perëndimorë dhe udhëheqës institucionesh dënuan dhunën në Zveçan, ku grupe protestuesish serbë u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Rreth 30 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

Tensionet në veri u rritën qysh më 26 Maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç për të ndihmuar marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të Prillit.

Autoritetet e Kosovës fajësuan strukturat ilegale serbe për dhunën në veri, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, bëri përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi nga Kosova që të mos ndërmarrë asnjë masë për hyrjen me forcë në ndërtesat e tri komunave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU MI GJEN KËTO..."/ Luizi s’ia kursen “thumbat” Kristit, komenti pikant në fotot e tij
Previous article EMRI/ Identifikohet 22-vjeçarja që dhunoi barbarisht djalin e saj 3-vjeçar në Durrës, policia nuk e arreston sepse...

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT