Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.
Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë rreth 80 pacientë nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar drej Tiranës pasi kishin nevojë për oksigjenim Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.
“Mendohet se rreth orës 12:25 të natës ka pasur një shkëndijë elektrike në panelin e katit të parë, duke sjell edhe flakët. Gjithë stafi është mobilizuar duke evakuuar pacientët që kanë qenë të paktën 100. Ata janë akomoduar të gjithë .Në Tiranë kanë ikur 5 pacientë, ikën në momentin e parë sepse kishin më shumë probleme për pjesën e oksigjenit. Janë në atë situatë që kanë qenë nuk kanë pasur përkeqësime. Spitali ngrohet gjithë kohën me kaldajë kështu që mendohet se ka ardhur për shkak të shkëndijës elektrike. Gjysma e spitalit funksionon, nuk ka probleme. Pas mbarimit të hetimeve ne do futemi ta pastrojmë. Pjesa tjetër do rregullohet paneli dhe do të futemi. Situata është nën kontroll“, përfundoi ajo.


