• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SITUATA EMERGJENTE PAS TËRMETIT/ Miratohen Aktet Normative në komisionin e Ekonomis
Home
Ekonomi

SITUATA EMERGJENTE PAS TËRMETIT/ Miratohen Aktet Normative në komisionin e Ekonomis

3 December, 2019 k.autor Ekonomi

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi në një mbledhje të posaçme katër Akte-Normative me fuqinë e ligjit, të ndërmarra nga qeveria në kuadër të situatës së jashtëzakonshme të krijuar në vend pas fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, paraqiti para deputetëve Aktet-Normative, duke shpjeguar synimet përkatëse të secilit Akt.
Ministrja Denaj theksoi se në përgjigje të shpejtë të fatkeqësisë natyrore të tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, Ministria e Financave ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj për të adresuar në kohë rekord të gjitha problematikat e dala post tërmetit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është mobilizuar në shfrytëzimin e të gjitha burimeve në dispozicion për të siguruar trajtimin social dhe financiar të familjes së viktimave të tërmetit dhe familjet e prekura nga pasojat e tij.
Ministrja Denaj sqaroi se përmes ndryshimeve ligjore dhe buxhetit të shtetit do të sigurohet:
 E drejta për pension të posaçëm për qytetaret pensionistë, që kanë humbur të afërmit nga tërmeti;
 E drejta për trajtim financiar të vecantë për të mbijetuarit e familjeve me humbje fatkeqe në njerëz;
 E drejta për ndihmë financiare për familjet e të gjitha viktimave në masën 1 000 000 (një milion) lekë.
 E drejta për mbulimin e shpenzimeve funerale për të gjitha viktimat e këtij tërmeti;
 E drejta për bursë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, banesat e të cilëve janë shpallur të prishura apo të pabanueshme në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

“Do të punojmë në vijim për të siguruar, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe mbulimin e shpenzimeve të nevojshme për strehimin e qytetarëve, sipas nevojës përmes qirave apo banesave sociale në dispozion”, tha znj. Denaj.
Në përputhje me fushën e veprimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, disa nga masat e para të marra kanë qënë hartimi dhe finalizimi i Akteve Normative, në bashkëpunim edhe me Ministritë e linjës:
Këto Akte janë:
1-Akt Normativ për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, i cili synon dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndodhura në njësinë administrative nr.1, Tiranë, për familjarët e viktimave.

2- Akt Normativ për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.
Përmes këtij Akti Normativ, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mundësuar rritjen e nivelit të njohjes së shpenzimeve të zbritshme nga 3% në 8% për donacionet në mjete monetare të bëra nga bizneset. Ky akt vlen gjithashtu për donacionet në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë nayrore të bëra në formën e pasurive të paluajtshme.

3- Akt Normativ për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ky akt parashikon që Pensionistët që kanë humbur pjesëtarë të familjes si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, përfitojnë trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social, ndërsa personat, që kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë deri në masën e trembëdhjetëfishit të pensionit social. Pensionistët, që kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë vetëm trajtimin në masën e trembëdhjetëfishit të pensionit social.

4-Akt Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ky akt ka për qëllim përjashtimin nga detyrimi i pagimit të tatimit mbi vlerën e shtuar për mallrat dhe pajisjet e projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake dhe që përdoren si armë, municion apo bazë materiale për luftë dhe që janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo janë modifikuar për përdorim ushtarak, përfshirë ato të cilat importohen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes. Qëllim tjetër i aktit normativ është edhe përfshirja në përjashtimet nga pagesa e TVSH-së e mjeteve dhe pajisjeve të cilat përdoren për të rindërtuar zonat e prekura nga fatkeqësitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''HOQI DY KATET PA LEJE''/ Sadri Abazi hedh poshtë akuzat e PD-së: Hoteli është funksional. Luçiano Boçi donte të përfitonte nga fatkeqësia
Previous article HISTORIA E VEÇANTË MKHITARYAN/ Mëson italishten në kohë rekord dhe tashmë zotëron plot 8 gjuhë

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT