• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SITUATA EKONOMIKE/ Ahmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm
Home
Ekonomi

SITUATA EKONOMIKE/ Ahmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm

6 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Reformat në fushën ekonomike të qeverisë Rama kanë sjellë rezultate të prekshme, tha dje, në një konferencë për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në krahasim me dy emetimet e mëparshme, Eurobondi preku interesin më të ulët, me kupon 3.5%, me maturitet më të lartë, me vlerë rreth 500 milionë euro. Kjo tregon besimin që investitorët kanë te ekonomia shqiptare. Megjithatë, u shpreh ai, ulja e borxhit publik është domosdoshmëri dhe detyrë kombëtare, deri kur ne ta çojmë sa 45% e PBB.

Sipas Ahmetajt, rritja ekonomike në tremujorin e dytë është mbi nivelin e parashikimit vjetor, duke shkuar drejt 4.2% në fund të këtij viti. Energjia ka qenë një nga kontribuesit, por kemi kontribut të konsoliduar të shërbimeve dhe të industrisë. Ndërkohë, 234 mijë vende të reja pune janë hapur dhe 52% është rritur punësimi që nga 2013-ta. Shkalla zyrtare e papunësisë 15 vjeç e lart është 12.4%, më e ulëta historike.  Por, gjithsesi, beteja me varfërinë vazhdon, sepse 76 mijë qytetarë janë të regjistruar si të papunë.

Në periudhën janar–shtator janë krijuar 9.357 biznese të reja neto dhe besoj që do të shkojë të paktën 12 mijë, vuri në dukje ministri. Dhe rezulton që në vitin 2017 fitimi i kompanive është rritur me 16.7 miliardë lekë. Turizmi është një sukses më vete: gjatë vitit 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952, 26.9% rritje. Në vitin 2022 do të presim 10 milionë turistë dhe zëri i shërbimeve të lidhura përgjithësisht me turizmin u zgjerua me vlerën 785 milionë euro ose 8.7 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Edhe tregtia e jashtme – eksportet po rriten në nivele dyshifrore, importet (makineri dhe pajisje) në nivele 7.8% dhe importet në tërësi 4%, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARATONA E TIRANËS/ Ja rrugët ku nuk kalohet në fundjavë
Previous article Vajza tetë vjeçare gjen shpatën 1,500 vjeçare në liqen (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT