• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ 14 vatra ditën e sotme, ja sa kanë mbetur aktive
Home
Breaking News

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ 14 vatra ditën e sotme, ja sa kanë mbetur aktive

4 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 09:00, deri në 20:30, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto vatra, është arritur fikja e dhjetë prej tyre, ndërsa katër të tjera mbeten ende aktive. Vatrat aktive shënohen në Malin e Shedenikut në Vlorë, në landfillin e Elbasanit, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj të Kukësit, si dhe në fshatin Bulticë të Tiranës.

Njoftimi i Ministrisë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  • 1. Fshatin Burrel, nj.adm. Komsi, bashkia Mat.
  • 2. Fshatin Hajmel, nj.adm. Hajmel, bashkia Vau-Dejës.
  • 3. Fshatin Perondi, nj.adm. Perondi, bashkia Kuçovë.
  • 4. Lagja “Gur i Bardh”, nj.adm. Ura Vajgurore, bashkia Dimal.
  • 5. Fshatin Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
  • 6. Fshati Draç, nj.adm. Ishëm, bashkia Durrës.
  • 7. Fshati Rrashbull, nj.adm. Rrashbull, bashkia Durrës.
  • 8. Fshati Katund i Vjetër, nj.adm. Rubik, bashkia Mirditë.
  • 9. Fshati Fushë Prezë, nj.adm. Prezë, bashkia Vorë.
  • 10. Fshati Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë më datë 01.07.2025 vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malçan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Qarku Elbasan

2. Më datë 04.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Nisur nga situata e krijuar, ku për shkak të punës me intensitet të lartë dhe orë të zgjatura që prej ditës së Martë, ka përmirësim të situatës në landfill.

Aktualisht në terren janë angazhuar këto forca dhe mjete:

  • 4 mjete zjarrfikese (1 mjet i MZSH Elbasan, 2 mjete të FA, 1 mjet i MZSH Tiranë, pritet edhe një mjet i MZSH Berat)
  • 5 mjete të tonazhit të rënd të bashkisë Elbasan
  • 2 kamiona vetëshkarkues të ushtrisë nga FA.
  • 15 mjete të tonazhit të rend të subjekteve private (trailera)
  • 5 fadroma të bashkisë Elbasan
  • 1 fadromë e subjektit privat
  • 1 fadromë e kompanisë së inceneratorit
  • 1 traktor i Forcave të Armatosura.
  • 1 ekskavator i kompanisë së inceneratorit
  • 1 ekskavator i subjektit privat
  • 1 pomp thithëse me kapacitet të lartë nga Forcat e Armatosura.

Qarku Kukës

3. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has, vazhdon të jetë aktiv brenda perimetrit të tij zjarri i rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e tij:10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 2 forca bashkiake dhe 10 forca vullnetare. Forcat kanë punuar dhe kanë izoluar vatrën e zjarrit.

Qarku Tiranë

4. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë ka operuar 1 helikopter Cougar paraditen dhe pasditen e sotme, i cili ka bërë të mundur izolimin e tij. Në zonën e zjarrit po punojnë 20 forca zjarrfikëse, si dhe 20 forca të APR-së së bashkisë Tiranë, të cilat vijojnë me mjete rrethanore dhe ato individuale për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Sipërfaqe e përshkuar është afërsisht 4 ha. Zjarri është izoluar plotësisht.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANCELARI GJERMAN TELEFONATË ME TRUMP/ Merz kërkon dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë: Berlini do të paguajë koston
Previous article "ZHDUKET" PREJ DY DITËSH ÇOBANI NË DELVINË/ Kolegu denoncon i ALARMUAR në Polici

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim Aktualitet

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT