• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E ZJARREVE/ Drejt normalizimit 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATA E ZJARREVE/ Drejt normalizimit 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit

20 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhjetë vatra problematike të zhvilluara në 24 orët e fundit në vend janë duke u neutralizuar. Lajmin e bën të ditur ministri Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në mediat sociale.

Sipas përditësimit, nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës ndërsa në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur kështu rreziqet për zonat e banuara.

Siç njoftohet, më e qetë situata paraqitet në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj. Është izoluar edhe zjarri në Orosh të Mirditës. Aktualisht, Mbrojtja bën të ditur se vëmendja është e përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.

NIKO PELESHI NË FACEBOOK

“Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.
Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.
Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.
Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUPLAKA E SHBA/ DASH: Zyrtarë shqiptarë të përfshirë në krime, qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim pavarësisht akuzave serioze
Previous article DEL FOTO/ Kush është e dashura e 28-vjeçarit shqiptar që ofronte shërbime në Dubai, “dyndën” Mykonosin me “të bardhë”

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë Aktualitet

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT