• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19 NË KOSOVË/ Mbi 11 mijë raste aktive, si do merren masat e reja
Home
Rajon

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19 NË KOSOVË/ Mbi 11 mijë raste aktive, si do merren masat e reja

16 December, 2020 s.autor Rajon

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 tha se rënia e rasteve me coronavirus ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.

Ai tha se masat e reja ndërmerren varësisht numrit të të infektuarve në vend, ndërsa shqetësuese e quajti numrin e lartë të vdekjeve.

Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.

Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas.

Ndërkaq, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku të martën në një postim në rrjetin social Facebook tha sot se milionat janë duke shkuar në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa sipas saj, nuk do të ishte problem po të drejtoheshin aty qytetarët me mundësi të mira materiale, por sipas saj, aty fatkeqësisht janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale.

Kollçaku kërkoi nga ministri i Shëndetësisë, që të dëgjojë zërat e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë.

Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Shkencëtarët: Qentë mund të ndihmojnë në shërimin e autizmit te fëmijët
Previous article NGJARJA HORROR NË ITALI/ Kufomat e çiftit shqiptar u gjetën të coptuara në 3 valixhe. Policia në kërkim të... (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT