• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Mbi 30 mln të infektuar dhe 957 mijë viktima. Evropa po shkon drejt një izolimi të dytë…
Home
Nderkombetare

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Mbi 30 mln të infektuar dhe 957 mijë viktima. Evropa po shkon drejt një izolimi të dytë…

19 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke e çuar shifrën në total mbi 30 milionë më sakt në 30,731,717. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 957,156 njerëz dhe janë shëruar 22,359,972 të tjerë, raporton worldometers.

SHBA-ja, mban rekord me 6,925,941 të infektuar dhe gati 203,171 viktima.

Ndërkohë në Evropë ka pasur një rritje alarmante të rasteve të infektimeve dhe disa shtete kanë shtrënguar masat parandaluese, ndërsa disa të tjerë po shkojnë drejt izolimit.

Franca ka shënuar një rritje të rasteve me mbi 13 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë numri i personava që kanë ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19, po rriten dhe kjo është hera e pare që prej daljes nga izlomimi, gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë mbi 154 persona.

Ndërsa në kryeqytetin e Greqisë, autoritet kanë forcuar masat shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve të infektimit. Nga dita e hënë, deri më 4 tetor, njerëzve nuk do i lejohet të jenë në një grup me më shumë se nëntë persona, ndërsa nëpër funerale, dasma dhe pagëzime nuk do të lejohen të marrin pjesë më shumë se 20 persona. Numri në total i të infektuarve në Greqi është 14,738 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 327 persona.

Holanda po përgatit masa rajonale për të luftuar shpërthimin e koronavirusit , pasi vendi regjistroi 1,972 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Kryeministri i Holandës, ka thënë se situata është shqetësuese, pasi vendi regjistroi një numër të lartë rastesh për katër ditë me radhë, raporton “The Guardian”.

Gjithashtu, qeveria ka njoftuar se Madridi, qytet i cili është edhe zona më e goditur në Spanjë nga Covid-19, do ketë një bllokim të pjesshëm të disa rretheve. Presidenti, Isabel Díaz Ayuso, ka thënë se izolimi i 37 zonave më të goditura në rajon do të hyjë në fuqi ditën e hënë.

Ndërkohë dhe Mbretëria e Bashkuar, ka paralajmëruar për një bllokim të dytë. Sekretari i shëndetësisë në Mbretërin e Bashkuar, Matt Hancock, ka thënë se: Numri i njerëzve në spital po dyfishohet çdo ditë e më shumë dhe ne do të bëjmë atë që duhet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POROSITËSI I VRASJEVE/ Erion Alibej ‘kyç’ gojën para hetuesve, i dyshuari kryesor mohon përfshirjen në ekzekutimet që tronditën Elbasanin
Previous article DOSSIER/ Kush është fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in (FOTO-EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT