Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përmes telefonit ka diskutuar me presidenti amerikan, Donald Trump, për Ballkanin Perëndimor.
Sipas një njoftimi nga zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.
Seibert ka njoftuar se dy liderët botërorë kanë diskutuar edhe për Ukrainën dhe për çështjet tregtare si dhe për situatën në Siri, veçanërisht për rajonin rreth Idlibit, por nuk ka shprehur detaje për bisedën lidhur me këtë çështje.
Mirëpo pak kohë më parë, Merkel deklaroi haptas se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, temë që po diskutohet pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do ta shtrojë si çështje në dialogun me Serbinë.
Ndërsa në anën tjetër, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, tha se SHBA-ja nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse pajtohen të dy palët


