Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në vendin tonë pas marrjes së detyrës, ka folur për bashkimin e forcave për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Rama tha se aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës duhet të jenë nxitëse për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, që të jenë të njëzëshëm.
Sakaq Rama ka bërë me dije se së shpejti do të caktohet një datë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator.
“Dëshiroj të rinënvizoj atë që u përpoqa të përcjell qoftë në Kuvend qoftë gjatë vizitës time në Prishtinë, situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletrrufeje për presidentin e Kosovës, duke theksuar se ajo fletërrrufe duhet të bëjë një motiv shumë të fortë dhe nxitës për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin në Kosovë në Shqipëri dhe në Maqëdoni, për të qenë të 1 zëshëm në raport me dosmosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që 1 proces gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të kosovës në miratimin e një gjykate për të zbardhur deri në fund akuzat dhe të mos deformohet duke u transformuar një proces padrejtësie ndaj kosovës.
Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare shqetësuese për drejtësinë… disa reagime si një hap pozitiv. Këtu ska asgjë pozitive. Ai është një hap shumë shqetësues që e kthen organin e akuzës një organ të paragjykuar për faktin se ka formuar një aktakuza se nuk ka ende një aktakuzë formale. Do të caktojmë një datë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator. Do bëjmë kongresin e përbashkët të autoriteteve vendore…”, tha Rama.