• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E GRIPIT/ ISHP: Ulet numri i të prekurve në të gjithë vendin
Home
Nderkombetare

SITUATA E GRIPIT/ ISHP: Ulet numri i të prekurve në të gjithë vendin

24 February, 2020 k.autor Aktualitet, Nderkombetare

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në javën e fundit është ulur numri i të prekurve me gripin sezonal. Sipas ISHP-së, vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve respiratore. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja u bëjnë apel qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët duke ndjekur këshillat. Ndërkohë që strukturat e shëndetësisë dhe jo vetëm kanë marrë masat për virusin kinez.

Njoftimi i plotë nga ISHP-ja
Në javën 07 të 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme. Bazuar në të dhënat e Buletinit të Gripit të Institutit të Shëndetit Publik,  infeksionet respiratore kanë aktivitet sezonal normal. Gjithashtu referuar të dhënave nga Buletini, deri tani,  322 mostra  janë konfirmuar  me viruse të gripit. Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 07/2020, me aktivitet sezonal normal me intensitet të lartë.

Vazhdon qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa në javët 06 dhe 07 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Në javën e 07 të vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 07 (10 – 16 Shkurt 2020) jane grumbulluar 899 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA. Nga testimi i tyre në 322 (35.8%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 180 (20%) virusi i tipit A dhe 142 (15.8%) virusi i tipit B. Nga 180 viruset e tipit A 70 (38.9%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 97 (53.9%) të nëntipit A/H3 ndersa 13 (7.2%) janë në procesin e nëntipizimit.

MSHMS dhe ISHP u bëjnë apel qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët duke ndjekur këshillat si më poshtë:

Lani duart rregullisht

Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

Konsumoni ushqime të ngrohta

Pini sa më shumë lëngje

Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”
Previous article "NA KE VËNË GJOBA NE TË PD-së..."/ Demokrati "shpërthen" kundër Metës: Haram atyre që vijnë te protesta jote

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT