Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, u shpreh sot se do të “ishte më mirë”, nëse zyrtarët e shëndetësisë në qeveri, të fillonin punën me grupin e tranzicionit të Presidentit të zgjedhur, Joe Biden, duke nënvizuar rëndësinë e një kalimi të butë të procesit, ndërsa vendi përballet me përhapje ne koronavirusit.
“Sigurisht që do të ishte më mirë nëse ne fillojmë e punojmë me ta. Sikurse e dini, unë nëpër tranzicione të shumta, pasi i kam shërbyer gjashtë presidentëve për 36 vite. Është shumë e qartë që procesi i tranzicionit ku ne po kalojmë, është me të vërtetë i rëndësishëm në një dorëzim të qetë të informacionit gjithashtu”, tha Fauci.
Procesi i tranzicionit presidencial nuk ka filluar zyrtarisht për shkak të refuzimit të Presidentit Donald Trump për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve.
Ndërsa ekipi i koronavirusit të Biden u ka ardhur në ndihmë shteteve dhe komunitetit mjekësor për, ekipi në tranzicion nuk ka qasje në të dhënat e administratës Covid-19 dhe planet e shpërndarjes së vaksinave.


