• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19 NË VEND/ Nga ulja e rasteve e deri tek lehtësimi i masave, ja si pritet të jetë sezoni turistik
Home
Ekskluzive

SITUATA E COVID-19 NË VEND/ Nga ulja e rasteve e deri tek lehtësimi i masave, ja si pritet të jetë sezoni turistik

12 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Prej ditësh në vendin tonë situata epidemiologjika ka pasur një përmirësim dhe numri i rasteve ka rënë ndjeshëm. Prej gati dy ditësh në vendin tonë nuk ka pasur asnjë emergjencë she shtrim në spitalet COVID-19. Kjo ndodh për herë të parë që prej rastit të parë të raportuar vjet në spitalin “Infektiv”.

Një faktor pozitiv i rëndësishëm që ka ndikuar në uljen e rasteve është edhe vaksinimi ku deri më tani janë vaksinuar 612,959  persona.  Pjesa më e madhe e të vaksinuarve janë persona mbi 60 vjeç, te të cilët është aplikuar vaksina kineze. 

Me përmirësimin e situatës epidemiologjike ndryshe nga viti i kaluar këtë vit pritet të kemi  dhe një turizëm “të pasur” dhe lehtësim të masave anti-covid.

Lajmin e mirë për lehtësimin e masave anti-COVID  e dha doktori Skënder Brataj se situata e pandemisë në vendin tonë është e mirë aktualisht dhe si rrjedhojë, së shpejti do të kemi lirim të masave.

“Pandemia është e lidhur me të gjithë botën. Ne kemi bërë 600 000 vaksina, por variantet e reja që lindin nuk ka kufi që t’i mbajë. Unë mendoj që jemi në një fazë kur vera nuk është më shqetësuese.Ne, duke zgjedhur një formë konstante të masave, të lehta deri në të mesme, së shpejti do të kemi lirim të masave. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe çdo javë”, deklaroi Brataj.

Me përmirësimin e situatës së COVID-19 Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që auditoret për studentët të hapen gjatë sezonit të provimeve si dhe u hoq karantina për emigrantët nga Maqedonia dhe Greqia. 

Situata aktuale e COVID-19

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Ndjeshëm janë ulur edhe fatalitetet si pasojë e koronavirusit. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9407,  Shkodër  327, Fier  263, Korçë  230, Gjirokastër  238, Durrës   183, Vlorë 182, Elbasan  133, Lezhë  100.

Vaksinimi

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta aq sa qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Një lajm tjetër i mirë është se prej shumë ditësh ka rënë numri i të moshuarve të shtruar nga covid-19 dhe për këtë ka ndikuar vaksinimi. Deri më tani janë vaksinuar të moshuarit deri mbi 60-vjeç dhe numri ka shkuar mbi 300mijë. Ka nisur dhe marrja e dozave të dyta të vaksinës Sinovac, qytetarët shprehen se nuk kanë pasur shenja anësore nga injektimi.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Vijon vaksinimi në Kosovë, sot pritet të mbërrijnë 38,400 vaksina AstraZeneca
Previous article KORONAVIRUSI/ Skocia planifikon lehtësimin e kufizimeve antiCOVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT