Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan njoftoi hyrjen në fuqi të masave më rigoroze që nga fillimi i epidemisë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.
Masat përfshijnë shtrirjen e shtetrrethimit për të gjitha netët dhe të gjitha fundjavat, raportojnë mediat turke.
Pas mbledhjes së qeverisë, Erdogan tha se ora e ndalimit do të zgjasë nga ora 21.00 deri në orën 05:00, çdo ditë pune dhe se gjatë fundjavave ndalimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga e premtja në 21:00 deri të hënën në 05:00.
Gjatë periudhave të caktuara të orës policore, do të jenë në gjendje të veprojnë dyqanet e nevojshme të mallrave dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit.
Personat mbi 65 vjeç dhe më të vegjël se 20 vjeç, të cilët lejohen të kalojnë vetëm tre orë në ditë jashtë shtëpisë, nuk do të lejohen të përdorin transportin publik dhe maksimumi 30 persona lejohen të marrin pjesë në dasma dhe funerale. Autoritetet raportuan 31,219 infeksione të reja dhe 188 vdekje gjatë ditës së djeshme.


