• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19 NË MAQEDONI/ Ulet numri i të infektuare me koronavirus. SHIFRAT
Home
Rajon

SITUATA E COVID-19 NË MAQEDONI/ Ulet numri i të infektuare me koronavirus. SHIFRAT

15 December, 2020 s.autor Rajon

Ulet numri i infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit, në krahasim me periudhën e para 7 dhjetorit me COVID-19 janë diagnostikuar 5.518 persona nga 35 qytete, apo 14.6 për qind më pak se javën e para 7 dhjetorit. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 174 raste të vdekjes nga 29 qytete, që po ashtu paraqet ulje për 5,4% më pak se javën e kaluar.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe deklaroi se përmirësimi i shifrave është si rezultat i masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Masat aktuale po japin rezultate në trajtimin e krizës me koronavirus, por situata është ende kritike dhe kemi frikë se mund të përkeqësohet nëse nuk i përmbahemi masat që janë në fuqi. Jemi në një periudhë në të cilën grupimet më të mëdha në objektet e hotelerisë janë të mundshme, para festave të Vitit të Ri. Kufizimi i orarit të punës deri në orën 18 me respektimin të protokolleve është diçka që mund të bëhet, por nëse lirohemi më shumë pas kësaj ore paraqet rrezik”, ka deklaruar ministri Filipçe duke arsyetuar masat që ka miratuar Qeveria me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, për shkurtimin e orarit të punës në sektorin e gastronomisë, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave si dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve të mundshme nëpër sheshet e qyteteve. Masat nuk parashohin kufizimi të lëvizjes së qytetarëve si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

“Sapo të arrijë vaksina në vend, fillimisht do ta marrin mjekët, personeli mjekësorë dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë në luftën kundër pandemisë…pastaj si shumë qytetarë do të vaksinohem edhe unë, sepse dua që me shembullin tim të jap kontributin për zhdukjen e COVID-19. Besoj në sigurinë e vaksinës. Qytetarët duhet të jenë të qetë”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 213 të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta në katër muajt fundit ndërkohë që numri i viktimave ishte 25. Por, këto të dhëna i referohen testimit të 741 mostrave, që po ashtu paraqet numër të ulët të testeve në krahasim me ditët tjera.

Në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 73.851 persona, prej tyre 2.147 kanë ndërruar jetë, 50.046 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.658 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT E DHUNSHME/ Paralajmëron Basha: Ka mbështetjen tonë të plotë, në shesh do dalim 500 mijë veta
Previous article "U RRITËM NGA NJË GRUA E FORTË..."/ Në ditën e lindjes së të ëmës Aurela Gaçe nuk resht së shkruari fjalë zemre

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT