• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Angela Merkel shtyn masat kufizuese deri në janar
Home
Nderkombetare

SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Angela Merkel shtyn masat kufizuese deri në janar

3 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën, që të shtyhen masat kufizuese për popullsinë për shkak të pandemisë.

Këtë e komunikoi kancelarja pas konsultimeve që zgjatën pesë orë me kryeministrat e landeve (02.11). Në konferencën e shtypit Merkel deklaroi, se „Parimisht gjendja mbetet siç është tani”. Më 4 janar kryeministrat e landeve do të konsultohen sërish me kancelaren, për të gjykuar mbi hapat e mëtejshëm. Kufizimet e pjesëshme në fuqi që nga nëntori u shtynë javën e kaluar deri për më 20 dhjetor. Qëllimi i këtyre masave është, që të ulet indikatori i 7 ditëve të infeksioneve të reja nën 50 për 100.000 banorë, theksoi kancelarja. “Në përgjithësi jemi ende larg kësaj norme”, tha ajo. Ndërkohë ka „një numër të lartë vdekjesh – çdo ditë”.

Gjendja është e “papranueshme”

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha: „Ne nuk mund ta pranojmë kështu këtë situatë”. „Eshtë e rëndësishme dhe e drejtë, që t‘i shtyjmë deri më 10 janar masat me kufizime të pjesshme”. Söder madje sinjalizoi mundësinë për kufizime edhe më të forta. Në varësi nga zhvillimi i pandemisë duhet të shqyrtohet, nëse në vende të caktuara „duhet vepruar qartazi dhe me konsekuencë edhe më në detaje”. Ndër masat kufizuese janë ndalimi i kontakteve, mbyllja e lokaleve, e institucioneve kulturore dhe sportive si dhe kufizimi i udhëtimeve.

Përgatitje intensive për vaksinën

Federata dhe landet duan të përgatiten për fillimin e shpejtë të vaksinave ndaj koronavirusit. Licencimet e para të vaksinave në BE mund të fillojnë në fund të dhjetorit, tha Merkel. Ndaj është e rëndësishme, që përgatitjet të vazhdojnë në shkallë të gjerë. Në lande po bëhen pëpjekje të mëdha për krijimin e qendrave përkatëse të vaksinimit. Kjo shoqërohet me një „rakordim të hollësishëm” në përcaktimin e rendit të vaksinimeve nga një komision i përhershëm. Mbi këtë bazë Ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë një rregullore, shpjegoi kancelarja.

Instituti Robert Koch-Institut (RKI) brenda 24 orëve të fundit njoftoi për 487 raste vdekjesh nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu në Gjermani vazhdon të ketë shumë të infektuar. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një rënie të ulët të infeksioneve të reja, por efekti i shpresuar prej kufizimeve të pjesëshme ende nuk është ndjerë./DW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI PARAQITET SITUATA E COVID NË PEJË? 25 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë
Previous article TRANSPORTONTE 38 KILOGRAM MARIUANË/ Policia kap mat 44-vjeçarin në Krujë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT