• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ Eksperti: Koronavirusi ka ndryshuar, më infektues, më pak vdekjeprurës
Home
Jetë

SITUATA E COVID-19/ Eksperti: Koronavirusi ka ndryshuar, më infektues, më pak vdekjeprurës

19 August, 2020 s.autor Jetë

Që në muajin maj, kërkuesit në SHBA dhe në Britani identifikuan me qindra mutacione të virusit që shkakton infeksionin Covid-19, por nuk pati një konfirmim se çfarë do të thoshte ndryshimi në lidhje me përhapjen dhe efektivitetin e gjetjes së një vaksine.

Së fundmi është veçuar mutacioni i veçantë i emëruar D614G, i cili sipas Paul Tambyah, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, njëkohësisht këshilltar në Universitetin Kombëtar të Singaporit, e ka bërë virusin në Europë, Amerikë dhe në një pjesë të Azisë më infektiv, por fatmirësisht më pak vdekjeprurës.

“Ndoshta është diçka e mirë që virusi është më infektiv, por më pak vdekjeprurës”, tha Tambyah për Reuters, i cili shton se shumica e viruseve priren të bëhen më pak virulente teksa pësojnë mutacione.

Mutacioni D614G është zbuluar së fundmi edhe në Malajzi dhe për këtë arsye, të dielën, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në këtë shtet, Noor Hisham Abdullah, kërkoi rritje të vigjilencës në publik, pasi sipas tij, ky ndryshim i virusit ka bërë që ai të jetë 10 herë më infektues.

Por dy ekspertët kanë mendime të ndryshme sa i përket efektivitetit të vaksinës ndaj ndryshimit që ka pësuar virusi. Për Noor Hisham vaksinat që janë duke u zhvilluar aktualisht mund të mos jenë efektive ndaj këtij mutacioni.

Në anën tjetër, Tambyah thekson se mutacione të tilla nuk do ta ndryshojnë virusin deri në atë pikë sa vaksinat të mos jenë efektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE E RËNDË NË KAMËZ/ Plagosi me thikë gruan, si tentoi i moshuari t’i shpëtonte policisë
Previous article BARCELONA ZGJEDH TRANJERIN E RI/ Por rrezikon shkarkimin në fund të sezonit. Ja arsyeja

s.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT