• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA BRENDA PD/ Alibeaj: Berisha duhet të bënte sakrificën e tij. Ka një lloj paralelizmi strukturash
Home
Politikë

SITUATA BRENDA PD/ Alibeaj: Berisha duhet të bënte sakrificën e tij. Ka një lloj paralelizmi strukturash

19 September, 2022 F.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për situatën brenda PD, ku pranon se ka një lloj paralelizmi strukturash.

Në një intervistë për RTSH, Alibeaj thotë se kjo nuk është gjë e mirë për asnjë nga demokratët dhe as për shqiptarët.

“Sigurisht që 6 marsi dha një lloj raporti në ato 6 bashkitë, ku doli një lloj rezultati, por, pavarësisht faktit cili është rezultati, unë pranoj situatën që ka një lloj ndarje, një lloj paralelizmi strukturash. Nuk është gjë e mirë për asnjë nga demokratët dhe as për shqiptarët. Sepse duhet të kemi një objektiv që në çdo rast do të na bëjë bashkë dhe që është pikërisht qeveria, është Edi Rama, është kjo maxhorancë, është  e ardhmja e vendit, që, mesa duket, me këtë lloj qeverisje do të bëhët zi e më zi. Sa më herët aq më mirë”, tha Alibeaj.

Sa i takon raporteve me Sali Berishën, Aliebaj thotë se ato tashme janë të qarta, ndërsa u shpreh se pasi ai u shpall non grata duhet të kishte bërë sakrificën e vetë.

“Tani, çështja e non gratës është një gjë e qartë, e debatuar gjerë  gjatë. Nga grupi parlamentar dhe deputetët është mbajtur një qëndrim,i kaluar tashmë. Ne po flasim për një çështje të re dhe një sfidë të re që po na vjen dhe që janë zgjedhjet lokale. Kemi një detyrim që t’i japim sinjal bazës se jemi të bashkuar, se në zgjedhje do të shkojmë, kjo është e sigurt, dhe sigurisht të gjejmë njerëzit më të mirë, të zbardhim faqen e demokratëve dhe shqiptarëve, të dalim në mënyrë dinjitarë nga këtoi zgjedhje.

Po tashmë lidhja me Berishën besoj e është e qartë..Ne e kemi bërë të qartë se një nga vlerat identitare të PD që në themelim, kanë qenë marrëdhëniet me SHBA, pro euroatlantizmi i kësaj partie. Përballë këtyre secili duhet të bënet sakrificën  e vet. Kushdo. Pa ansjë lloj përjashtimi. Një parti është  e fuqishme, atëherë kur arrin të vijë në qeverisje, të jetë fitimtare në zgjedhje. Për të arritur këtë çelësi është sa shumë aleatë demokrate dhe qytetarët që nuk janë dakord me qeverisjen bëhen bashkë për të rrëzuar këtë lloj regjimi autokratik”, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË MARRË TË DHËNA PËR..."/ Gazetarja Anila Hoxha: HAKERAT kanë në dorë trurin e Policisë së Shtetit
Previous article DALJA E TË DHËNAVE/ Gazetarja Lala: Mund të ketë një hakmarrje nga grupet kriminale ndaj…

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT