Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë do të dalë nesër përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kandidaturën e saj si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Brati, që e ka nisur aktivitetin e saj në profilin e jurisprudencës në vitin 2007 si Juriste e Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Durrësit nuk është një emër i padëgjuar për publikun.
Në nëntor të vitit të kaluar, Brati ishte pjesë e listës së gjashtë (6) gjyqtarëve që nuk deklaruan pasurinë e tyre por edhe lidhjet politike.
Këtë lajm e ka bërë të ditur pikërisht ALPENews.al në nëntor të 2017-ës.
Por jo vetëm kaq, shihet se në skedën e përgatitur për gjyqtaren Brati duket një pikë nga ku mund të lindë nevoja për diskutim.
Po të shihni një pjesë e skedës së mëposhtme tregon se Brati ka bërë një blerje rreth 80 mijë euro në vitin 2015, dhe deklarohet se një pjesë të kësaj pagesë (25 mijë euro) i ka marrë nga një i afërm, që mësohet të jetë tezja e gjyqtares.
Nesër sëbashku me Bratin, pritet që edhe kryeprokurorja Arta Marku të dalë përpara KPK-së për të mësuar vendimin e marrë.
/AlpeNews.al



