• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli del sot para KPK. Si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli del sot para KPK. Si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite…

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që do të kryejë rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Faqolli bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010.

Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Astrit Faqolli zotëronte një pasuri prej 2.5 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Faqolli është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë prej rreth 8.3 milionë lekësh. Sipas deklaratave periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ai zotëron një apartament në Tiranë dhe një objekt me funksion lokal dhe banesë në Librazhd. Në fund të vitit 2017, ai zotëron gjithashtu likujditete në bankë në vlerën e 322 mijë lekëve dhe automjet në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Astrit Faqolli për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 29.8 milionë lekëve. 66 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij, 28 për qind pagën e bashkëshortes dhe 5 për qind të ardhurat nga qeraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

BIRN ka evidentuar si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Astrit Faqolli ka marrë hua te të afërmit në shumat 10 mijë euro në vitin 2006 dhe 1 milion lekë në vitin 2011. Të dyja huatë janë shlyer plotësisht deri në fund të vitit 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A është mirë që një femër shtatzënë të hajë bostan? Ja cfarë thon studiuesit: Shalqiri lehtëson...
Previous article NUK PËRMBAHET MË/ Sofia e Çanit u nxjerr fansave të pasmet bombastike (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT