• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Prokurori Beluri RIKONFIRMOHET në detyrë. Do të HETOHET për shkelje…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Prokurori Beluri RIKONFIRMOHET në detyrë. Do të HETOHET për shkelje…

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri.

Së dyti, trupa gjykuese me shumicë votash vendosi transferimin e çështjes që i përket procedimit penal numër 3 viti 2016 pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 në nenit 59, të ligjit 84, 2016.

Bëhet fjalë për pushimin e hetimit për “korrupsion” të nisur ndaj Admir Thanzës, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga KPK një ditë më parë.

Ne vleresimin e KPK-së thuhej se prokurori Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.

Por vete prokurori deklaroi se hetimin e ka bere prokuroria e Shkodrës, ndërsa ai është bere pjese e hetimeve pas dy muajsh. Prokurori tha se e quante të drejtë vendimin e pushimit pasi nuk ka patur prova për korrupsion.

Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndaj dhe kontrolli ndaj tij u bë me procedurë të përjeshpejtuar.

Sipas raportit të ILDKPIK-së, prokurori Beluri ka bërë deklarime të sakta të pasurisë.Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 60 m2, një depozitë bankare 850 mijë lekë nga kursimet dhe 720 mijë lekë në llogari rrjedhëse. Edhe hetimi i thelluar ka konstatuar se pasuritë e tij janë të justifikuara.

Pozitiv ka rezultuar edhe raporti drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili e ka vlerësuar si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton komisariatin modern të policisë në Nju Jork
Previous article Tradita vazhdon, Inter dhe Bayern krenohen me statistikën e veçantë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT