Zyra e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nëpërmjet vëzhguesit përgjegjës të ONM ka kërkuar nga komisioneri publik të shohë mundësinë e apelimit. Po a është kjo një e drejtë e veçantë e vëzhguesve ndërkombëtarë? Përfaqësuesit e ONM dhanë këtë shpjegim për bazën ligjore të kërkesës së tyre.
Çfarë pret ONM nga ky apelim?
“Nëse Komisioneri Publik, përtej rekomandimeve të vëzhguesit ndërkombëtar, bën apelim, atëherë është në dorën e Dhomës së Apelimit që të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën kushtetuese që ta shqyrtojë atë apelim. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nuk mund të paragjykojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen Dhoma e Apelimit dhe beson se, nëse Dhoma e pranon apelimin, do të bëjë një rishikim të thelluar”.
Përse vëzhguesit ndërkombëtarë rekomanduan paraqitjen e një apelimi?
“Sepse vëzhguesit e ONM janë të mendimit se i vlerësuari (kryetari i Gjykatës Kushtetuese), nuk ka qenë në gjendje të sigurojë dëshmi apo argumente të mjaftueshme, që të kundërshtojë përfundimet e hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.


