Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, gjyqtari Artur Malaj pranë Gjykatës Administrative do të dalë në orën 11:00 përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar ose jo procesin e gjashtë shtyllave të Vetingut.
Trupi gjykues për Malajn: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko
Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013.
Malaj ka zgjedhur te jete i pranishem vete ne salle, pa avokat. Sipas ILDKPKI nuk ka probleme.
Ai ka ne pronesi toke bujqesore ne Vlore me siperfaqe 2000 metra katrore. Toke ullishte me siperfaqe 3500 meter katrore, po ne Vlore, ne pronesi 50%. Ka nje apartament ne Tirane 106 meter katrore, blere per 55 mije euro, me garazh.
Ka marre kredi 5 mln leke ne banke. Nderkohe qe garazhi rezulton me siperfaqe 16 m2 blere ne vitin 2008, me 50% blere per 500 mije leke. Ne raport theksohet se ka probleme me kontratat e blerjes se shtepise, pasi parate jane paguar jashte noterit.
KARRIERA
Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013. Ai do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.
Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artur Malaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.


