• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SISTEMI BONUS-MALUS/ Zbulohet sa do të rritet siguracioni i makinës për ata që kanë shkaktuar dëme
Home
Ekonomi

SISTEMI BONUS-MALUS/ Zbulohet sa do të rritet siguracioni i makinës për ata që kanë shkaktuar dëme

6 January, 2026 s.autor Ekonomi

Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).

Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta.

Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.

Vitin e kaluar, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm, i llogaritur me parametrat më të ulëta të riskut (makina me fuqi motorike më të ulët se 1300 cm3, me vjetërsi deri në pesë vjet, me drejtues me përvojë më shumë se dy vite, individë dhe të regjistruar në një nga qarqet me shpeshtësinë më të ulët të dëmeve) ishte afërsisht 15500 lekë. Për këtë vit, një drejtues mjeti me të njëjtat parametra dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë vitit 2024, do të paguajë afërsisht 15000 lekë.

Për qarqet e tjera, duke përfshirë Tiranën, vitin e kaluar çmimi minimal i siguracionit TPL ishte afërsisht 16 mijë lekë, ndërsa këtë vit do të jetë rreth 15400 lekë, në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka shkaktuar dëme.

Bonusi që përfitojnë drejtuesit e mjeteve pa historik dëmesh do të jetë rrjedhimisht në intervalin 3-4%, me ndryshime të vogla midis kompanive.

Ndërkohë, malusi apo penalizimi që do të kenë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar të paktën një dëm vitin e kaluar do të jetë më i lartë. Komponenti malus ka një ndryshim pak më të madh mes kompanive të ndryshme.

Shtrenjtimi për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar, krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë 2025, do të jetë në intervalin 15%-20%, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme vitin e kaluar, shtrenjtimi, në varësi të kompanisë, do të jetë në intervalin 33%-38%, krahasuar me tarifat e aplikuara vitin e kaluar.

Nëse krahasojmë çmimet e këtij viti mes drejtuesve që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm dhe atyre që kanë shkaktuar një dëm, ndryshimi fillon nga 19% deri në 27%, në varësi të kompanive.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në intervalin 37% deri në 42%, krahasuar me ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar dëme.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2021. Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Rrëzohet nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë një person në Sarandë
Previous article TAKIMI MIDIS 35 LIDERËVE EUROPIANË/ Kyeministri Rama i pranishëm në Koalicionin e të Gatshmëve në Paris

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT