Një sistem tërësisht i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet në çdo fshat, në çdo Njësi Administrative të bashkisë së Lezhës. Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, vëmendje e veçantë në plazhet e Shëngjinit dhe Tales gjatë sezonit veror, si dhe korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, ka bërë të mundur që Lezha të jetë gjithnjë e më e pastër. Në të gjithë territorin e Lezhës janë vendosur 1100 konteinerë, kjo ka ardhur si pasojë e kritereve të detyrueshme që bashkia e Lezhës ka vënë ndaj operatorëve për standardin e teknologjisë së përdorur, larjen e dezinfektimin periodik të pikave të grumbullimit, ndërtimin e platformave të betonit në pjesën më të madhe të pikave të depozitimit, etj.


