Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa të lëshuara gjatë natës kundër zonave ushtarake në veri të Sirisë. Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit iraniane Isna, duke nënvizuar që mes viktimave ka edhe 19 iranian.
Raketat kanë goditur bazat ushtarake në Hama dhe Aleppo. Sipas mediave zyrtare siriane, sulmet janë nisur nga bazat britanike dhe amerikane në veri të Jordanisë.


