Sipërmarrësia greke ka mundësi të luajë rol udhëheqës në zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut për shkak të momentit të rëndësishëm dhe pozitiv që e krijoi Marrëveshja e Prespës, ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras, gjatë kohës së mbledhjes në Selanik me rreth 40 biznesmen nga Greqia e Veriut me temë “Perspektivat zhvillimore të bizneseve nga Greqia e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës”, publikoi agjencia e lajmeve ANA-MPA.
Sipas informatave të njëjta Tsiprasi u bëri thirrje biznesmenëve grek që t’i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara me marrëveshjen dhe u ka thënë se qeveria me iniciativat e saja do të krijojë parakushte përkatëse. Në lidhje me reagimet për zgjidhjen në mes dy shteteve, kryeministri grek e ka theksuar nevojën të gjitha palët të funksionojnë në bazë të interesave kombëtare.

Në mbledhje të pranishëm kanë qenë edhe zëvendësministri i Maqedonisë Trake Elefterija Hazigeorgu dhe drejtori i zyrës së financave të kryeministrit Jorgos Tsipras, ndërsa takimi që mbajtën në Selanik ishte në prag të vizitës së kryeministrit grek në Shkup, që pritet të realizohet më 2 prill.
Në delegacionin e biznesit që do e mbështesë Alexis Tsiprasin gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, do të përfshihen mbi 70 kompani të mëdha dhe të mesme greke./MIA/


