Rrebesh i stuhishëm disa minutësh, që përmbyti në mënyrë të pazakontë rrugët e Tiranës, e paska patur një shkak. Këtë e zbulon një eksperte e njohur e motit, e cila thotë se në një orë në kryeqytet ka rënë aq shi sa mesatarja e një periudhë shumë të gjatë kohe.
Reshjet pushtuan vetëm një pjesë të kryeqytetit, duke krijuar një situatë të rënduar veçanërisht në zonën jugore dhe juglindore.
Pas “Mini-stuhisë” sinoptikania e njohur Tanja Porja, me një status në FaceBook ka komentuar rrebeshin që solli sasinë e shiut që është sa norma e reshjeve mujore për Tiranën.
Postimi i plotë:
Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).
Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C
AlpeNews.al



