• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sinjalet e para, kërcënimi rus nënujor vë në alarm SHBA-në dhe NATO-n
Home
Nderkombetare

Sinjalet e para, kërcënimi rus nënujor vë në alarm SHBA-në dhe NATO-n

27 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Aktiviteti detar në pjesën nën ujore të Atlantikut të Veriut nga ana e Rusisë, ka arritur në nivele të reja dhe NATO është e shqetësuar për kabllot e saj nënujor që lidhin Amerikën e Veriut me Evropën dhe pjesën tjetër të botës.

“Ne tani po shohim aktivitetin nënujor rus në afërsi të kabllove nënujorë që unë nuk besoj se nuk e kemi parë ndonjëherë”, tha për The “Washington Post”, komandanti i forcave nëndetëse të NATO-s, Andrew Lennon.

“Rusia është duke zhvilluar interes për infrastrukturën nëntokësore të NATO-s”, shtoi ai.

Kabllot e shpërndarë në fund të oqeaneve zënë 95% të komunikimeve si dhe mbi 10 trilionë dollarë transaksione ditore.

Nëpërmjet kabllove optikë transportohet edhe interneti, ndërsa përgjimi në to mund t’i japë përgjuesit një tablo të vlefshme për të dhënat që transferohen brenda.

Kabllot janë të brishtë dhe janë dëmtuar në të kaluarën nga lëvizjet e anijeve, edhe pse kjo ka ndodhur zakonisht në zonat ku riparimet janë relativisht të lehta.

Stuart Peach, shefi i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu ka dhënë alarmin për fokusin e dukshëm të Rusisë në kabllot nënujorë.

“Ka një rrezik të ri për mënyrën tonë të jetës, që është dobësia e kabllove që kalojnë nëpër shtratin e detit,” tha ai më parë këtë muaj.

“New York Times” raportoi në fund të vitit 2015 se rritja e aktivitetit detar rus pranë linjave ka alarmuar zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe ka bërë që të frikësohen nga Moska, e cila mund të shkatërrojë kabllot në rast konflikti.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishin parë operacione ruse të ngritura përgjatë rrugëve të kabllove në Detin e Veriut dhe Azinë Verilindore dhe madje përgjatë brigjeve të SHBA.

Shumë kabllo nënujorë janë në vende të njohura, por të tjerët, të porositur nga SHBA për qëllime ushtarake, janë në vende të fshehta. Zyrtarët amerikanë thanë në 2015 se rritja e aktivitetit të Rusisë në det mund të ketë qenë përpjekje për të gjetur ato kabllo.

Shqetësimi vjen ndërkohë që NATO dhe vendet e tjera të Evropës po shprehin shqetësim për aktivitetet rigoroze ruse në terren, si në ajër ashtu edhe në det përreth kontinentit.

Avionët rusë kanë fluturuar në distanca të ngushta me ata të NATO në vendet baltike, ndërsa ushtrimet masive të Rusisë dhe Bjellorusisë në “Zapad2017” gjatë muajit shtator u zhvilluan shumë pranë NATO-s.(oranews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zhara Nilsson paralajmëron rivalet, edhe Suedia ka muzën e saj në Botëror!
Previous article TRITAN SHEHU: Votë kundër SHBA në OKB/ Kjo e vërtetë tragjike s’mund të zhbëhet nga disa ‘avoketë’ të Qeverisë, por...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT