• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sindikata i bashkohet artistëve, të gjithë kundër ligjit të qeverisë shqiptare
Home
Sociale

Sindikata i bashkohet artistëve, të gjithë kundër ligjit të qeverisë shqiptare

11 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kërkesave të artistëve për refuzimin e projektit të Ministrisë së Kulturës për ndryshimet në ligjin mbi artin dhe kulturën i bashkohet edhe Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë.
Në një deklaratë për median nga çadra e cirkut, ata shprehën gatishmërinë për t’i shkuar deri në fund luftës së tyre për kthimin mbrapsht të projektligjit.

“Kemi luftuar me qeverinë e kaluar tre vjet që cirku që ishte në varësinë e Tiranës, që quhej Cirku i Tiranës, të kalonte cirk kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës. Tashmë që po flasim, sipas amendamenteve dhe ndryshimeve që do i bëhen këtij ligji. Për të cilën gënjejnë dhe mashtrojnë që ky material i ka shkuar institucioneve, sindikatave, artistëve, shoqatave, komuniteteve të ndryshme sic pretendon ministria nuk është e vërtetë. Do vazhdojmë deri në fund luftën tonë që ky projektligj të kthehet mbrapsht”, shprehet Reshat Ibrahimi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë.

Po ashtu, kryetari i Sindikatës së Artistëve së TKOB, u shpreh për refuzimin e zhvendosjes së Operës në godinën e sotme të Teatrit Kombëtar si dhe kërkoi miratimin e statusit të artistit.

“Ministria duhet të bëjë transparencë të plotë në lidhje me projektin e ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Për lëvizjen e trupës artistike të teatrit të operës dhe baletit në TK, Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë refuzon kategorikisht. Teatri duhet të hyjë në fazë rikonstruksioni total, sepse gjendja fizike e godinës paraqet rrezikshmëri për jetën e artistëve. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë refuzon këtë projektligj pa u miratuar statusi i artistit”, thotë Rudi Sata kryetari i sindikates se artistëve dhe punonjësve TKOB.

Edhe njëherë ndërtimi i kullës në vend të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar është një ndër akuzat kryesore të artistëve ndaj Ministrisë së Kulturës.

“Flet ministrja për çfarë u bë TK në një kohë të caktuar para 20 vitesh dhe nuk thotë se çfarë duhet të bëhet me TK sot. Dhe kjo ministre që flet për Bingot, po e kthen TK në një pallat”, shprehet aktori Arben Derhemi.

Ndërkohë këtë të diel, Top Channel vëzhgoi se puna në Teatër Turbina po vijon, por ne fundjave atje kishte pak punëtorë duke marrë parasysh që kjo godinë duhet të jetë e përfunduar brenda prillit./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) E fejuara e Alves zhvishet dhe çmend rrjetet sociale
Previous article VIDEO/ Dalin pamjet e pazakonta! Si e kapi policia sasinë rekord të HEROINES në Portin e Durrësit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT