• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SILLEJ SI MAFIOZ I VITEVE ’50/ Burgoset pronari shqiptar i lokalit në Britaninë e Madhe (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SILLEJ SI MAFIOZ I VITEVE ’50/ Burgoset pronari shqiptar i lokalit në Britaninë e Madhe (EMRI)

30 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edmond Borici, 45 vjeç, pronar i një lokali koktejlesh në Bond Gate në Nuneaton, u dënua për dhunë, posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe posedim të një artikulli me majë në një vend publik (thikë).

Policia tha se ai sillej si një mafioz i viteve 1950, ndërsa është dënuar me 15 muaj burg.

Në 9 gusht 2023, në orën 01:22 oficerët morën një telefonatë në 999 për një përplasje në lokalin eBoriçit.

Një zëdhënës i policisë së Warwickshire tha: “Denoncuesi tha se Borici e kishte kërcënuar me thikë dhe se duhej të mbrohej me një arkë birre. “Policia ka mbërritur te lokali, ndërsa Boriçi dhe personi tjetër kanë pasur një sherr të fortë verbal jashtë ambientit.

“Boriçi u arrestua në vendngjarje me dyshimin se ka kërcënuar një person me një thikë”.

Pas kontrollit, në depon e pasme të lokalit, u zbulua një çantë blu me shumë qese brenda saj, me rreth 509 gr kokainë në total.

Vlera e saj në rrugë ishte diku afër 50,000 £.

Një çantë e dytë u zbulua me 17 g kokainë shtesë në sediljen e pasme të një BMW, të parkuar jashtë ambienteve.


Pamjet e CCTV treguan Boriçi duke dalë nga BMW më herët në mbrëmje. Pamjet treguan gjithashtu një sherr mes Boriçit dhe personit tjetër, gjatë së cilës ai mbylli një derë për të parandaluar Boriçin – i cili mbante një thikë – të mos shkonte tek ai jashtë.

Borici u dënua në Warwick Crown Court më 24 qershor 2024, por mori vetëm një dënim prej 15 muajsh.

Borici, nga Bettina Close në Nuneaton, gjithashtu kërkohet të paguajë një shtesë prej 187 £ për personin që kërcënoi, si dhe 1,785 £ në një urdhër konfiskimi sipas seksionit 27 të Aktit të Keqpërdorimit të Drogave.

Oficeri hetues DC Williams tha “Borici dukej se mendonte se mund të luante rolin e një mafioz të viteve 1950, duke fshehur aktivitetet e tij kriminale, apo duke kërcënuar njerëzit që ai besonte se nuk e kishin respektuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i pajetë 47-vjeçari, dyshimet e para
Previous article FANSAT DYSHOJNË PËR NJË KRIZË MES SAJ DHE BASHKËSHORTIT/ Françeska ka një mesazh për ta: Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar…

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT