• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Sikur të çaheni dhe të pëlcisni s’na ndalni dot’, Erdogan plas akuzat për SHBA-në
Home
Nderkombetare

‘Sikur të çaheni dhe të pëlcisni s’na ndalni dot’, Erdogan plas akuzat për SHBA-në

20 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se ajo është përpjekur ta mashtrojë Turqine duke bashkëpunuar me organizatë terroriste në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara, Erdoğan ndër të tjera adresoi edhe deklaratat nga SHBA në të cilat thuhet se “ndihen të shqetësuar për Afrinin”.

“Ku ishit ju kur ne ju përcollëm shqetësimet tona? Ku ishit ju kur ne thamë ‘ejani të pastrojmë organizatat terrorsite‘. Ju na thatë se do të pastronit DEASH-in duke bashkëpunuar me organizatat terrorsite”, theksoi Erdoğan.

“Ju nuk na besuat kur ne thamë se po gaboni dhe ju ftuam këtë ta bëjmë së bashku. Ja, tani është mëse e qartë se si ushtarët tanë, dhe Ushtria e Lirë Siriane i pastruan PYD-në dhe YPG-në. Në njërën anë, Turqisë i thoni se ‘ju jeni partneri ynë strategjik‘, dhe në anën tjetër bashkëpunoni me organizata terroriste. E vërteta është mëse e qartë. Nëse jeni partnerë strategjikë me ne, atëherë duhet të na respektoni dhe të ecni me ne. Ju u përpoqët të na mashtronit, saqë dërguat mbi pesë mijë maune dhe dy mijë avionë ngarkesash me armë e municione”, shtoi Erdoğan.

Ai rikujtoi se ndërkohë, Turqia kishte kërkuar armë për t’i blerë me paratë e tyre, porse SHBA nuk ia kishte dhënë.

“Ndërkaq, organizatës terroriste ia dhatë pa para, falas. Çfarë partneriteti, çfarë solidarizimi është ky? Ne tani po ia shemebim ato tunele dhe depo të armëve të mbushura plot. Ata largohen ndërsa ne i ndjekim, dhe të gjitha këto municione dalëngadalë ne po i konfiskojmë”, theksoi presidenti turk Erdoğan.

Presidenti turk bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më sot janë neutralizuar 3.647 terroristë,

Ai po ashtu tha se askush nuk do të mund ta ndalë Turqinë nga arritja e objektivave të vitit 2023.

“Edhe sikur të çaheni dhe të pëlcisni, nuk do të mund ta ndalni Turqinë. Nuk do të jeni në gjendje të na pengoni që të arrijmë objektivat e vitit 2023. Nuk do të mund ta pengoni ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme. Gjithashtu, nuk do të mund të pengoni ngritjen e vizioneve tona 2053 dhe 2071”, tha presidenti turk.

“Kushdo që është bashkë me popullin tonë në këtë udhë, do ta ketë vendin e tij në Turqinë e madhe, ndërsa ata që veten e tyre do ta vendosin në radhët përballë popullit tonë, duhet ta pranojnë fatin tyre”, shtoi Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamilton te Ferrari? Ja si përgjigjet Toto Wolff
Previous article Miralem Pjanic: Roma dhe Napoli nuk fitojnë asgjë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT